Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit këtë fundjavë

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Në Magic 4 përveçse do të gjeni performancën e 4 këngëtarëve ‘magjik’, më 27 prill do të jenë të ftuar special Fatmira Brecani, Albërie Hadërgjonaj dhe Gëzim Nika, të cilit do të japin një super performancë live. Ndërkohë, të shtunën më 28 prill, do të jetë i ftuar Cozman, për të kënduar disa prej hiteve të tij.

Cinco Cavalli Club të premten ka të ftuar special këngëtarin e famshëm shqiptar Capital T, i cili do të vijë për të dhënë një super shfaqje me disa prej hiteve të tij më të mira. Ndërsa e shtuna tek Cinco Cavalli, i dedikohet vajzave nën eventin “Ladies Night”.

E premtja tek Arena Club vjen nën performancën live të 2Ton, ndërsa e shtuna vjen me Ermal Fejzullahun, i cili do të jetë dhe këngëtari që do të mbylli këtë sezon të Arena Club.

Në Lollipop Club kjo e premte vjen me Dj Aldo në skenë, që do të vendosi disa nga hitet më të mira të viteve ’90. Ndërsa e shtuna tek Lollipop vjen me Dj Sardi, që do të vendosi hitet më të mira të viteve 2000.

Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së enjtes, të premtes dhe së shtunës, së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.