Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit këtë fundjavë

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Në Magic 4 përveçse do të gjeni performancën e 4 këngëtarëve ‘magjik’, më 13 mars do të jetë e ftuar Teuta Selimi për të performuar hitet e saj më të mira. Ndërsa të shtunën janë të ftuar Kaos, që vijnë për të sjellë një super atmosferë festive.

Cinco Cavalli Club të premten ka të ftuar Feron dhe Vesa Smolicën, të cilët do të japin një super performancë me hitet e tyre më të mira të momentit. E shtuna vjen plot argëtim falë Majkut, i cili është i ftuari special në këtë natë.

E premtja tek Arena Club vjen nën performancën live të Genës, që gjithmonë garanton një atmosferë unike. Ledri Vula do të jetë i ftuari i mbrëmjes më 14 prill, duke sjellë hitet e tij më të mira.

Në Lollipop Club këtë të premte është Win Music Freedom prezanton Purple Disco Machine, një event të pakrahasueshëm, që nuk duhet ta humbisni! Ndërsa të shtunën, do të jetë në skenë Dj Sardi.

Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së enjtes, të premtes dhe së shtunës, së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.