Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit këtë fundjavë

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Në Magic 4, përveçse do gjeni si çdo fundjavë muzikë live, të premten më 12 janar, do të keni mundësinë të dëgjoni hitet e një prej këngëtarëve më të famshme shqiptare, Albërie Hadërgjonaj. Ndërsa të shtunën, do të jenë të ftuar special Xhensila Myrtezaj dhe Irkenc Hyka.

Cinco Cavalli Club të premten 12 janar, ofron një mbrëmje nën tingujt e hiteve të Gent Fatalin dhe Alban Ramosaj, ndërsa të shtunën më 13 janar do të jenë të ftuar Stresi, Anxhelo Koçi dhe dj Flor Bana.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Tek Arena Club të premten do të jetë i ftuar këngëtari kosovar Mozzik, ndërsa të shtunën do të dëgjonin muzikën e përzgjedhur nga Dj Aldo.

Në Lollipop Club, të premten më 12 janar festohet si në vitet ’90, me muzikë të përzgjedhur nga Dj Aldo, ndërsa të shtunën do të jetë i ftuar Dj Crax.

Të enjten tek Skena-Jazz Club do të performojnë live Pamela Taraboshi dhe Ervin Telo në kitarë. Ndërsa të premten, më 12 janar do të performojnë muzikë tradicionale Olsa Papandili dhe Rubin Kaso.

Të shtunën tek Skena-Jazz Club do të performojnë live në një natë akustike, Mirgen Huba dhe Albi Kaja. Bileta: 500 lekë.

Tek Destil, më 13 janar feston ditëlindjen e saj të parë, grupi “Shtëpia”. Ata do të performojnë live dhe mbrëmja starton në orën 21:00.