Ja cilët artistë do të gjeni më 15 & 16 dhjetor në club-et e Tiranës

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Tek Arena Club, të premten 15 dhjetor, do të keni mundësinë të dëgjoni tingujt e muzikës popullore nga Remzie & Nexhat Osmani. Ndërsa të shtunën, vjen këngëtarja Mimoza Shkodra.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Status Live Show paraqet si çdo të premte dhe të shtunë, vëllezërit korçar Endri & Stefi Prifti, së bashku me Era Rusi, Sheila Haxhiraj, Reinaldo Gaci, J Gashi dhe Arjeta Palushaj.

Folie Terrace ka të ftuar të shtunën, më datë 16 dhjetor, dy këngëtarët e grupit Babastars, Cozman & Onat, të cilët do të këndojnë hitet e tyre.

Në Magic 4, përveçse do gjeni si çdo fundjavë muzikë live, të premten ngjitet në skenë një prej këngëtarëve më të kërkuar të momentit, Gena, për të kaluar një mbrëmje mes hiteve të tij. E shtuna në Magic 4 sjell Eni Koçin, Genc Prelvukaj & Bigem.

Cinco Cavalli Club të premten, ka të ftuar special reperin Stresi dhe këngëtaren e njohur Ronela Hajati, që vijnë të shoqëruar nga Dj Flor Bana. Ndërsa të shtunën, është e ftuar Genta dhe Lumi B.

Në Lollipop Club, të shtunën më 16 dhjetor është i ftuar Buta, për të gjithë ardhuruesit e muzikës së tij.

Cavaliero Club Tirana, ashtu si çdo fundjavë, edhe këtë herë, do të ketë në skenë disa prej zërave më të mirë të muzikës shqiptare, si Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Fifi, Denisa Gjezo, etj.

Në Rockstock, këtë të shtunë 16 dhjetor, do të performojë live për publikun, i madhi Aleksandër Gjoka, së bashku me Altin Gocin. Po ashtu, do të performojnë këtë natë edhe Vitmar Basha, Erjon Zaloshnja dhe Anxhel Elmazi.

Tek Tirana Rock do të gjeni këtë fundjavë, si gjithmonë, Eugent Bushpepën & Band, që do t’ju kënaqin me tingujt e muzikës rock.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.