Ja cilët artistë do të gjeni këtë fundjavë në club-et e Tiranës

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Në Magic 4, përveçse do gjeni si çdo fundjavë muzikë live, të premten më 8 dhjetor do të keni mundësinë të dëgjoni Klajdi Harunin, Bes Kallakun, Brunon dhe Mir Vathi. Ndërsa të shtunën, 9 dhjetor, është i ftuar këngëtari kosovar Mozzik.

Cinco Cavalli Club të premten, 8 dhjetor, ofron një mbrëmje nën tingujt e muzikës së Xhensila Myrtezaj dhe Getinjo, ndërsa të shtunën më 9 dhjetor, do të performojë një nga reperët më të famshëm të momentit, Ghetto Geasy.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Arena Club të premten 8 dhjetor, sjell në skenën e saj reperin Noizy dhe të shtunën 9 dhjetor, do të performojë Irkenc Hyka & Dani.

Të premten në Folie Terrace do të festoni nën ritmin e këngëve të vjetra, të përzgjedhura nga Dj Sardi. Ndërkohë, të shtunën janë të ftuar këngëtarët kosovar Nora Istrefi & Gjiko.

Status Live Show paraqet si çdo të premte dhe të shtunë, vëllezërit korçar Endri & Stefi Prifti, së bashku me Era Rusi, Sheila Haxhiraj, Reinaldo Gaci, J Gashi dhe Arjeta Palushaj.

Në Lollipop Club më 8 dhjetor, e premte, Dj Aldo do të luajë disa nga hitet më popullore të viteve ’90, ndërsa të shtunën, do të gjeni Dj Vin Veli.

Cavaliero Club Tirana, ashtu si çdo fundjavë, edhe këtë herë, do të ketë në skenë disa prej zërave më të mirë të muzikës shqiptare, si Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Fifi, Denisa Gjezo, etj.

Në Rockstock, këtë të shtunë 9 dhjetor, do tëperformoj live për publikun, grupi “Fisnikët”.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.