Ja cila është arsyeja që vetullat asnjëherë nuk janë njëlloj!

Vetullat tona nuk janë kurrë identike dhe ky fakt ndonjëherë na mërzit, sepse gjithmonë do jetë një vetull që është pak më keq se ‘motra’ e saj, duke na prishur pak idenë e pamjes ‘perfekte’.

Megjithatë, ky ndryshim midis vetullave e ka një shpjegim shkencor! Sipas,Tonya Crooks, e cila është eksperte në këtë fushë, çdo vetull ka lëvizje të ndryshme muskujsh.

“Ndonjëherë kjo shkaktohet nga ana që t’i vendos kokën kur fle gjumë. Psh, nëse fle më së shumti nga ana e majtë, atëherë muskujt e vetullës së majtë do të jenë pak më të dobët se ana tjetër. Por ndonjëherë kjo shkaktohet edhe nga shprehitë e fytyrës që ke zakonisht.”, ka thënë ajo.

Ky është një shpjegim racional, pasi shumë prej nesh, mund të ngrenë lart vetëm një vetull kur përpiqen të bëjnë një mimik të caktuar fytyre, duke shkaktuar kështu dobësimin e muskujve të vetullës tjetër.

Megjithatë, Crooks është shprehur se me kujdesin e duhur dhe duke shkuar tek një estetiste e mirë, mund të realizosh që vetullat të jenë shumë të ngjashme… jo si binjake, por motra sigurisht që po…