Ja cila është arsyeja që ju krijohen rrathë të zinjë poshtë syve

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Orët e pakta të gjumit apo edhe puna me orare të zgjatura shkaktojnë lodhje tek të gjithë dhe fatkeqësisht, pasojat e lodhjes duken tek sytë, me krijimin e rrathëve të zinjë poshtë tyre.

Nëse, prej një kohe të gjatë keni vënë re se poshtë syve tuaj janë formuar këta rrathë, është e nevojshme që të zbuloni arsyen e krijimit të tyre. Më poshtë rradhiten disa nga arsyet e krijimit të këtij fenomeni dhe si t’i kuroni ato.

  • Gjenetika: Sipas dermatologes Sonia Batra, shpeshherë prania e rrathëve të zinjë poshtë syve vjen edhe si pasojë e geneve të trashëguara nga prindërit. Prania e një sasie më të madhe melanine poshtë syve sjell krjimin e hijeve të zeza.

 

  • Mungesa e një regjimi të rregullt gjumi: Gjumi ndikon në krijimin e rrathëve të zinjë poshtë syve. “Edhe kur fle për orë të gjata, gjaku i oksigjenuar mblidhet poshtë syrit, duke krijuar drithijet e zeza. Edhe fjetja në pozicione të caktuara, si psh me stomak, përkeqëson rrathët e zinje pasi graviteti shkakton mbledhjen e gjakut poshtë syve.”-, është shprehur ajo.

 

  • Një jetesë jo e shëndetshme: Pirja e ujit në sasi të mëdha eleminon rrathët e zinjë, por jo të gjithë njerëzit i kushtojnë rëndësi kësaj këshille. Duhen pirë minimalisht 8 gota ujë në ditë, të ushtrohesh, si edhe të hash ushqime të pasura në vitaminën K, si vezë, rrush, sallator, për të eleminuar rrathët e zinjë.

 

  • Alergjitë sezonale: Për disa persona ardhja e pranverës dhe çelja e luleve nënkupton ardhjen e alergjive në sy. Kështu, lotimi i shpeshtë i syrit nga këto alergji shkakton edhe rrathët e zinjë.

 

  • Larja e fytyrës në mënyrë të gabuar: Kur pastroni në fund të ditës fytyrën tuaj nga makeup, duhet të bëni kujdes me mënyrën se si lani zonën përreth syve. “Fërkimi shumë i fortë apo i tepërt i syve mund të çaj venat e gjakut që ndodhen poshtë tyre dhe të shkaktojë rrathët e errët.”-, ka përfunduar dermatologia Batra.
Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj