Ismail Kadare nderohet me një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, ka marrë sot çmimin “Nonino 2018” në Itali.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat e kanë cilësuar Kadaren si “Shkrimtar i dashuruar dhe kritik me popullin e tij’.

Një tjetër çmim të rëndësishëm ka marrë edhe filozofi Giorgio Agamben, i cili mori titullin prestigjoz të “Mjeshtrit të kohës sonë”.

Ҫmimet e “Nonino 2018” janë dhënë nga një juri e kryesuar nga Nobel V.S. Naipaul. Ceremonia e ndarjes së tyre do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine më 27 janar, ku Kadareja do ta marrë çmimin nga Claudio Magris, një tjetër anëtar i jurisë.