iPhone juaj po ngadalësohet? Ja si mund ta zgjidhni këtë problem!

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Pas akuzave të shumta që iu drejtuan kompanisë Apple, se ajo qëllimisht ngadalësonte modelet e vjetra të iPhone-ve që njerëzit të blinin të rinj, kompania këtë javë i konfirmoi këto lajme.

Megjithatë, sipas saj, problemin e shkakton një përditësim në sistemin e ri të iOS 11, i cili për të mbrojtur bateritë e vjetra të iPhone-ve nga mosfunksionimi, sjell ngadalësimin e celularit.

Nëse edhe ju nuk e keni blerë modelin më të fundit të iPhone X dhe keni vënë re që telefoni juaj po ngadalësohet, përpara se ta ndërroni baterinë, shikoni nëse shkaktari i këtij problem është ndonjë gjë tjetër, si psh aplikacione të ndryshme që keni shkarkuar. Për të qenë më të sigurtë, shkarkoni iOS e fundit, pasi ai do t’ju fshijë çdo aplikacion të dëmshëm dhe do ta bëj telefonin tuaj më të sigurt.

Por, problemi me shumë siguri qëndron tek bateria, ndaj blini një të re. Gjatë kësaj blerje duhet të bëni shumë kujdes: Bateria duhet të jetë origjinale nga kompania Apple dhe ndërrojeni atë vetëm në një servis ose dyqan Apple.

Për ta mbajtur baterinë e re të iPhone-it tuaj në gjendje optimale, kufizoni ekspozimin e tij në temperatura shumë të larta apo shumë të ulta, duke e mbajtur gjithmonë në një temperaturë normale.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj