Art & Kulturë

“Into Thin Air” e gjeni këtë fundjavë me një interpretim live në Tiranë

Një natë plot surpriza vizuale dhe audio e dedikuar posaçërisht për adhuruesit e rrymave Post-Rock dhe Progressive, do të vijë këtë të shtunë më 9 shkurt, në Tulla Culture Center.
Grupi “Into Thin Air” nga Tirana, do të performojnë live në këtë vend, më datë 19 shkurt, ku përveç kësaj, ata do të sjellin edhe disa surpriza për fansat e tyre:
– Promovimi i videoklipit “Blame the Milky Way feat Bojken Lako”, xhiruar dhe edituar me mjeshtri nga regjizori i talentuar Ergys Meta.
– Performimi live i albumit “Fibonacci Sequence EP” që është tashmë online në të gjitha platformat dixhitale botërore si Spotify, iTunes, Amazon Music, Deezer dhe Google Play, album ky që distribuohet në emër të grupit nga agregatori botëror Record Union.
Gjithashtu, ky album mund të dëgjohet dhe të blihet online (për ata që përkrahin artin lokal) në:
www.intothinair.bandcamp.com

– Performim live i disa B-Sides të grupit dhe kompozime të reja që luhen për herë të pare në Tulla Culture Center.

Anëtarët e grupit:
Ani Alipaj – Kitarist
Alban Muskaj – Basist
Ledio Bilali – Baterist

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).