Art & Kulturë

Instagram po teston një mënyrë për të bërë tag shoqërinë tuaj në video

A ju ka penguar ndonjëherë që Instagram nuk ju lejon të bëni tag miqtë tuaj në videoklipe? Rrjeti social mund të jetë gati ta ndryshojë këtë, pasi aktualisht po teston një mënyrë për të lidhur llogaritë e miqve tuaj me videot që postoni.

Etiketat e fotove në Instagram ofrojnë ikona të vogla për të treguar se kush është në imazh , por kjo nuk është mënyra se si po punon testimi i ri për video. Në vend të kësaj, ju dërgoheni në një faqe të veçantë me një listë të të gjithë llogarive në video.

Kjo do ta bëjë të vështirë identifikimin e individëve në video, por e anashkalon problemin e lëvizjes së njerëzve në klip dhe etiketimin e gabuar.

Sipas TechCrunch, testimi për këtë tipar është duke u zhvilluar me një numër shumë të vogël të përdoruesve të Instagram. Nëse konsiderohet një sukses, së shpejti do të shohim hapjen e funksionit për të gjithë përdoruesit, por ka të ngjarë që të ketë disa ndryshime.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).