Art & Kulturë

Inovacion në rrugët e Tiranës

Në këtë 100-vjetor të Tiranës kryeqytet, Bashkia ka ndërmarrë një nismë artistike duke ndryshuar sinjalistikën rrugore.

Nëpër rrugët e Tiranës, syri të sheh tabela informuese ndryshe nga ato që kemi parë deri më tani, pasi sinjalistika standarde, është zëvendesuar me figura të reja, që këshillojnë qytetarët për hapat që duhet të ndjekin, për të garantuar sigurinë në rrugë.

“’Ju pëlqen sinjalistika e re? 🤩#Tirana100 ❤”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në rrjetet sociale, teksa ndan edhe një foto nga sinjalistika e re në kryeqytet.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).