Art & Kulturë

Kuarteti Paganini vjen në Durrës për një performancë që nuk duhet humbur

Kuarteti Paganini u krijua në 1978 me iniciativën e Bruno Pignata,violinistit të njohur Italian,i cili koncertonte me “Guameri del Gesu”” violinën legjendare që i përkiste Paganinit,duke synuar prezantimin dhe publikimin e pjesës më të njohur të krijimeve për muzikë dhome të Paganinit, gjë që u bë në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Studimeve Paganiniane […]

Tedi Papavrami rikthehet në Tiranë në një koncert me pianistin François-Frédéric GUY.

Edicioni i 11-të i Festivalit Muzikor ndërkombëtar “Different Trains” vjen në Tiranë. Mos humbisni performancën e violinistit të mirënjohur Tedi Papavrami me pianistin François-Frédéric Guy më datë 19 Qershor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“The Animals and Friends” në Tiranë, mbrëmjen e 19 qershorit në Amfiteatrin e Liqenit

“The Animals and Friends” në Tiranë, mbrëmjen e 19 qershorit në Amfiteatrin e Liqenit. • Grupi legjendar i viteve ‘60-të sjell tingujt plot ngjyra të blues-it e rockut • Yjet e “House of the rising sun”, “It’s my life”, “Don’t let me be misunderstood” e shumë të tjera

Koncert Simfonik nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar

Më datë 10 Qershor, ora 19:00, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit do të mbushet me tingujt e Koncertit Simfonik të Organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar. Me pjesmarrjen e Dirigjentit Murat Cem Orhan, Violinistit Elvin Hoxha Ganiyev dhe Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar; audienca do të ketë mundësi të shijojë dy premiera botërore nga […]

Koncert – Albano Carrisi tek Amfiteatri i Liqenit, Tiranë

Në mbrëmjen përmbyllëse së javës së kulturës Italiane, skena e Amfiteatrit të Liqenit do të ndizet me koncertin e mjeshtrit të muzikës italiane Albano Carrisi, mikun e vjetër të Shqipërisë. Hyrja në koncert është e lirë. Data 7 Qershor⏰Ora 20:00📍Amfiteatri i Liqenit, Tiranë

Sanremo Giovani World Tour 2022 vjen në Tiranë më 6 Qershor.

Sanremo Giovani World Tour 2022 vjen në Tiranë më 6 Qershor. Këngëtarë të rinj italianë si Litamme’, Yuman, Samia, Martina Beltrami do të kendojnë se bashku me artistët shqiptarë Marsela Cibukaj dhe Alban Skënderaj. Më 6 Qershor⏰Ora 21:00📍Amfiteatri i Liqenit, Tiranë

Koncert: Young Musicians European Orchestra në Katedralen Ortodokse – Tiranë

Në javën e Italisë një koncert dedikuar muzikës klasike.Me pjesëmarrjen e muzikantëve të Orkestrës Filarmonike të Tiranës, nën drejtimin e mjeshtrit Paolo Olmi-t do të luajnë Vivaldi – Concert për dy cello dhe Simfoninë e Tretë të Bethoven-it. Në orën 18.00, në Katedralen Ortodokse.

Koncert: tekste të vjetra shqipe të aranzhuara për zë dhe piano nga pianistja e parë shqiptare Lola Aleksi Gjoka në ambientet e Galeri Kalo 1.

Më datë 6 Qershor, Ora 19:30 shijoni tekste të vjetra shqipe të aranzhuara për zë dhe piano nga pianistja e parë shqiptare Lola Aleksi Gjoka në ambientet e Galeri Kalo 1. Me pjesmarrjen e: Rudina Ciko (Piano), Marjana Leka (Soprano), Erinda Agolli (Soprano), Gerald Murrja (Tenor) dhe Antonio Zefi (Bariton).

Shqipëria mikpret Italinë gjatë Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Nga data 31 Maj – 07 Qershor, Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë organizuar një larmishmëri eventesh që celebrojnë kulturën Italiane. Shfleto më poshtë për më shumë informacione mbi programin e Javës së Italisë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).