Art & Kulturë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Ju informojmë se ditën e dielë datë 21.02.2021 ora 11:00 në ambientet e Kalasë së Tiranës do të mbahet eventi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Ky event realizohet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Departamentin e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Tiranës. Institucionet do të paraqesin disa nga botimet […]

Arti sfidon pandeminë! Shpallen fituesit e Çmimeve “KULT” 2020!

Edhe pse në vështirësi për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, pas shpalljes së nominimeve, Akademia KULT arrin të kurorëzojë, ashtu si prej pesëmbëdhjetë vitesh rresht, edhe fituesit e edicionit të 16 të Çmimeve “KULT”, të vetmet çmime kombëtare vjetore që përfshijnë gjithë spektrin e artit dhe kulturës shqiptare.  Juria e Nderit e Akademisë […]

Çmimet “KULT” në kushte pandemie, njihuni me të nominuarit

Çmimet “KULT”, të vetmet çmime kombëtare vjetore për artin dhe kulturën shqiptare, nuk u ndalën edhe në periudhë pandemie. Pavarësisht vështirësive për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, Akademia KULT nuk mund të linte pa promovuar vlerat artistike dhe kulturore më të arrira të vitit 2019. Juria e Nderit, e përbërë prej 184 anëtarësh […]

Rikthehen artistët e TKOB/ Dita Botërore e Muzikës kthehet në frymëmarrje për kryeqytetin

Dita Botërore e Muzikës u kthye në frymëmarrje për kryeqytetin, pasi pas muajsh izolimi, artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit interpretuan sërish para publikut. Duke respektuar distancat sociale, publiku shijoi pjesë nga repertori botëror, por edhe nga perlat e muzikës shqiptare, nga jugu në veri. E më pas, në një ekran të madh […]

Teatri i Operës dhe Baletit sezon artistik online

Teatri i Operës dhe Baletit do të nisë sezonin artistik online. Institucioni shprehet se do të jetë një sezon artistik online, me një program që përmban opera, koncerte, balet, etj. Teatri i Operës dhe Baletit ashtu si dhe të tjerë institucione për shkak të gjendjes në vend me koronavirusin pezulloi aktivitetin artistik për publikun në […]

FOTO/ Pas 6 dekadash Teatri i Operas dhe Baletit me pamje të re

Pas 60-të vitesh nga krijimi i tij Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka tashmë një pamje të re për artistët dhe artdashësit kryeqytetas. Ky institucion është kthyer në një tempull të muzikës lirike, baletit klasik me kushte moderne dhe i krahasueshëm me skenat europiane. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, vizitoi nga afër ambientet e […]

Foto/ Mbrëmja PostKULT mbledh artistët më të vlerësuar të 2019

2019 shënoi plot 15 vite të mbrëmjes gala Çmimet Kult. Tanimë kjo përzgjedhje është kthyer në një traditë dhe pikë referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore e artistike. Më 18 Mars u zhvillua nata Post-Kult për të vlerësuar fituesit e Çmimeve Kult 2019. Me fushat e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Kult përfaqëson […]

TOB rikthen veprën “Monger”

Baleti “Monger” i koreografit te famshem izraelit Barak Marshall, edhe pse premieren absoulute e pati ne 28 Maj te 2016-tes, duke u vene edhe ne teatrot e rretheve dhe ne sheshe te hapura eshte perzgjedhur te celi sezonin e ri artistik te Teatrit te Operas dhe Baletit. Drejtoresha e trupes se baletit Manjola Hasani shprehet […]

Balerinët shqiptarë dhe italianë, shfaqje në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti

“Cagli vallëzon për Shqipërinë” titullohej shfaqja e organizuar mbrëmjen e djeshme në teatrin komunal të Cagli, Itali, me pjesëmarrjen e balerinëve italianë dhe atyre të njohur shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj, në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Në këtë shfaqje të organizuar nga Bernard Shehu merrnin pjesë […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).