Art & Kulturë

Promovimi i Librit “ARBËRESHËT, midis realitetit dhe mitit” nga Fatmir Toçi.

Botimet Toena në bashkëpunim me Universitetin Ismail Qemali, Vlorë ju fton në promovimin e librit “ARBËRESHËT, midis realitetit dhe mitit” nga autori Fatmir Toçi. Diskutojnë për librin:– Irena Toçi, Botuese, Toena– Prof. Roland Zisi, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë– Akademik Rexhep Qosja (online)– Albert Abazaj, Drejtor i Bibliotekës Universitare “Nermin Vlora Falaschi”, Vlorë– Dr. […]

Promovimi i Librit “DOKE DHE TRADITA: NJË HISTORI E SHKURTËR E GJAKMARRJES NDËR KANUNET SHQIPTARË” nga Gelanda Shkurtaj

Botimet Toena në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizojnë promovimin e librit: “DOKE DHE TRADITA: NJË HISTORI E SHKURTËR E GJAKMARRJES NDËR KANUNET SHQIPTARË” të autores Gelanda Shkurtaj. E mërkurë, 15 Qershor 2022, ora 18:00Salla UNESCO – Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.

“Heshtja – Rrëfimi i një polici të antimafies” nga Gianni Palagonia

Tabloja e një mafieje siciliane, që sot punon në hije, veshur me xhaketë e kravatë, nën tingullin e tenderëve të mëdhenj, punëve të pisëta dhe korrupsionit. Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën.
Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.

“Tomb of Sand” nga Geetanjali Shree fiton “International Booker Prize”

Libri ” Tomb of Sand” nga autorja Geetnjali Shree, i përkthyer në gjuhën angleze nga Daisy Rockwell, bëhet i pari libër i shkruar në një nga gjuhët Indiane (Hindi) i cili fiton “International Booker Prize”. Romani “Tomb of Sand”, një sagë familjare e vendosur nën hijen e ndarjes së Indisë, tregon historinë e një gruaje […]

Sugjerim! Çfarë të lexoni tani që po rrini në shtëpi

Roberto Saviano – “Puthje mizore” Puthjet mizore vulosin heshtje, sanksionojnë aleanca, shpallin pafajësi dhe japin dënime. Puthje të pashlyeshme në buzë, për të farkëtuar një shpirt me shpirt, fati yt është fati im dhe për të gjithë fati është ligji i detit, ku nga gjuetar kthehesh sakaq në pre. Banda e Fëmijëve ka shtënë në […]

Rikthehet në Shqipëri kritikja e parë grua në vitet ‘80-‘90. Domethënia e librit më të ri, “Jetë buzë detit”

Iskra Thoma, kritikja e parë grua në vitet ‘80-’90 e cila jeton në Itali është rikthyer në atdhe, por jo duarbosh. Ajo ka publikuar librin e saj të ri “Jetë buzë detit” me novela, tregime dhe publicistikë që vjen nga shtëpia Botuese “Emal”. Të njihemi pak me këtë libër! Vetë shkrimtarja, Iskra Thoma është shprehur […]

Ambasada Franceze i jep Bibliotekës Kombëtare 250 libra të rinj

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u zhvillua ceremonia e dhurimit të rreth 250 librave në gjuhën franceze, donacion i Ambasadës së Francës në Tiranë për Sallën Franceze të Leximit. Në këtë aktivitet mori pjesë Elva Margariti, Ministre e Kulturës dhe znj. Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Shqipëri. Ndërkohë që drejtori i Bibliotekës Kombëtare, z. […]

Kryevepra e nobelistit anglez “Gjiganti i fjetur” tashmë në shqip

“Gjiganti i fjetur”, romani i shkrimtarit anglez Kazuo Ishiguro, fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017, tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Kryevepra e Ishiguros, është përshtatur në shqip nga përkthyesi Renato Kalemi. Ky nuk është libri i parë i sjell në shqip nga gazetari dhe përkthyesi Kalemi, por ndoshta më i […]

Gjurmët e mesnatës

Tani po shkoj. Do të jem i gatshëm për t’u kthyer sa herë do të keni nevojë për mua, dhe ta dini që do të vij vetëm për ju, sepse nuk kam dëshirë ta humbisni Klausin e humbur. Po shkoj, mama, që nuk dashurove kurrë asgjë, asnjeri, përveç qëllimeve të tua të krimbura. Po shkoj, […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).