Art & Kulturë

Automotive Fair Albania për herë të parë në Shqipëri

Rruga drejt edicionit të parë të Automotive Fair Albania është hapur zyrtarisht! Automotive Fair Albania organizohet për herë të parë në Shqipëri 🇦🇱 nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Takimi i shumëpritur për industrinë e rrotakëve, […]

Në Fokus – Lola Aleksi Gjoka, pianistja e parë shqiptare

Lola Gjoka është padyshim një nga figurat më të njohura shumë-dimensionale në historinë e artit muzikor Shqiptar. E lindur në Sevastopol, Rusi më 22 Maj 1910 në një familje emigrantësh nga Bugareci i Korçes, ajo filloi të praktikojë pianon në moshën 6 vjeçare. Gjoka u kthye në Korçë në 1932 ku dhe debutoi në skenën […]

Trio Reve dhe 16 Shekuj Muzikë Shqiptare

“Njih vetveten!” Këto janë fjalët me të cilat e fillon veprën e tij Ramadan Sokoli, duke na sjellë një studim të rralle në fushën e kulturës sonë kombëtare. Vepra e tij përfshin një diapazon të gjerë në një periudhë kohe 16 shekuj, nga rënia e perandorisë Romake deri në kohën e pavarësisë. Ramadan Sokoli dokumentoi […]

Çfarë është Metaverse ?

Imagjino një ditë të bukur Korriku. Ti ndodhesh në një plazh me një pije të ftohtë në dorë dhe me një laptop përpara vetes. Papritmas merr vesh se për 15 minuta do të mbahet një mbledhje urgjente në kompaninë tënde, e cila ndodhet në Tiranë. Normalisht do të mendoje se nuk do ishte e mundur […]

Në Fokus – Jean-Michel Basquiat

Jeta dhe veprat e Basquiat vazhdojnë të frymëzojnë diskutime, të influencojnë brezat e artistëve të rinj dhe të bëjnë histori në mbarë botën. Jean-Michel Basquiat (1960-1988) është një artist Amerikan i cili gjatë karrierës së tij të shkurtër u kthye nga një artist grafitti në qëndër të Manhattan në një nga artistët më të njohur […]

Zbulohet varreza tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë në Himarë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë, së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII para Erës Sonë) në Himarë. Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit jonian. Në pranverën e vitit 2018, […]

“Muzeu Lëvizës” udhëtoi pranë nxënësve në Petrelë

“Muzeu Lëvizës” sot udhëtoi pranë nxënësve në Petrelë. Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë ku nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Haki Shehu” u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i […]

Zbulime të reja në qytetin antik të Orikut

Gërmimet e këtij viti janë fokusuar në pjesën veriore të fontanës monumentale, gërmimin dhe gjurmimin e fortifikimit antik, si dhe zbulimin tërësor të kishës mesjetare. Gjatë muajit shtator vizitorët në parkun arkeologjik të Orikut kanë mundësinë të ndjekin nga afër punën e arkeologëve dhe zbulimet e reja arkeologjike. Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit […]

Nga Parisi për t’u njohur me “Shtëpinë me Gjethe”

Një grup parizienësh “Scout”, që sapo kishin mbaruar gjimnazin, vizituan sot Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Muzeu Kombëtar ”Shtëpia me gjethe” është kthyer tashmë në një atraksion turistik, jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por veçanërisht për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë. Gjatë qershorit, ky muze ka mirëpritur 22% vizitorë më shumë krahasuar […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).