Art & Kulturë

Vizitë në muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, pa lëvizur nga shtëpia

Edhe kultura iu është përshtatur mjeteve të reja të teknologjisë, që në momente si këto, të përhapjes së koronavirusit të ri, vijnë më shumë se kurrë në shërbim të qytetarëve. Kështu, Kultura vjen pranë jush nëpërmjet teknologjisë. Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi ndodhet në Shkodër, por të gjithë qytetarët mund ta vizitojmë atë nga shtëpitë […]

Ekspozita “Ex Nihilo” e artistit Greg Rama në Galerinë FAB

Artisti Greg Rama ka çelur për publikun artdashës ekspozitën e tij “Ex Nihilo”, në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB). Greg Rama me prekjen e tij artistike bashkëkohore dhe këtë herë ka sjellë për publikun një ekspozitë të veçantë dhe ndryshe, ku frymëzimin dhe pikënisjen e kësaj ekspozite e ka marrë dhe krijuar […]

Kuratorja dhe shkrimtarja Marina Fokidis, bashkëbisedimin me temë “Kurimi dhe kleçkat e tij”

Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel fton në mjedisin e saj kuratoren dhe shkrimtaren Marina Fokidis për bashkëbisedimin me temë “Kurimi dhe kleçkat e tij”, i cili do të zhvillohet më datë 6 mars 2020, në orën 18:00. Gjatë takimit, ajo do të përqendrohet te veprimtaria e pasqyruar në revistën “South as a State of Mind”, […]

Meri Kumbe emërohet zv.ministre e Kulturës

Këshilli i Ministrave vendosi sot  emërimin e Meri Kumbe në postin e zëvendësministrit të Kulturës. Zonja Meri Kumbe është muzikologe dhe pedagoge në Departamentin e Muzikologjisë në Universitetin e Arteve të Tiranës. Nga viti 2014 deri në 2016, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Aktiviteteve Folklorike në Ministrinë e Kulturës. Për rreth 2 vjet […]

Foto/ Mbrëmja PostKULT mbledh artistët më të vlerësuar të 2019

2019 shënoi plot 15 vite të mbrëmjes gala Çmimet Kult. Tanimë kjo përzgjedhje është kthyer në një traditë dhe pikë referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore e artistike. Më 18 Mars u zhvillua nata Post-Kult për të vlerësuar fituesit e Çmimeve Kult 2019. Me fushat e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Kult përfaqëson […]

Ekspozita e punimeve artizanale bën bashkë “Duarartat” nga Shqipëria dhe Kuvajti

Në Tiranë u çel disa ditë më parë ekspozita “Duarartat”, e cila përmban 72 foto me punime artistike të 9 grave nga Shqipëria dhe 9 grave nga Kuvajti. Kjo ekspozitë vjen si iniciativë e gruas së ambasadorit të Kuvajtit, Ebtisam Nasser Ibrahim AlHouti, e cila është fotografe. Sipas saj fokusi kryesor i kësaj ekspozite është […]

Hapet ekspozita arkeologjike e autorit Tomor Kastrati

Muzeu Kombëtar i Kosovës organizoi hapjen e ekspozitës me tematikë arkeologjike “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Mediteriane në Kosovë” të autorit Tomor Kastrati. Tematika pasqyron karakterin e përbashkët kulturor të bartësve të ndryshëm nder breza dhe vende, të manifestuar në trashëgiminë materiale në forma të caktuara si stoli, armë, monedha, fortifikime, enë dhurimesh të cilat janë ruajtur dhe […]

Parku në Prishtinë i mbuluar me dëborë, duket si në përralla

Mbrëmjen e së martës në Prishtinë kanë filluar reshjet e mëdha të borës, pas ditëve me temperatura të larta. Bora ka mbuluar gjithë qytetin, e kryetari i Bashkisë së Prishtinës Shend Ahmeti ka publikuar në Twitter disa fotografi nga parku i Gërmisë. “Parku i Germisë këtë mëngjes. Mushkëritë e Prishtinës”, ka shkruar ai.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).