Obelisku një vepër monumentale në qendër të qytetit të Lezhës mund të vizitohet edhe natën tashmë falë investimit të bashkisë për t’i vendosur ndriçimin e duhur. Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu thotë se “sonte i dhamë dritë Obeliskut, një objekt historik me vlera për komunitetin lezhjan! Një ditë, një gjë të re në […]
Turi “Erdhi teatri” vazhdon rrugëtimin dhe misionin, por këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë. Teatri i Kukullave me shfaqjen teatrore “Kësulkuqja” këtë fundjavë në datat 5 dhe 6 tetor ishte pranë fëmijëve në qytetin e Barit, Itali. Gazetat prestigjioze “La Repubblica” dhe “Corriere della sera” i kushtuan vëmendje këtij aktiviteti, ku morën pjesë artistët nga […]
“Muzeu Lëvizës” sot udhëtoi pranë nxënësve në Petrelë. Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë ku nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Haki Shehu” u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i […]
Më 5 tetor, Ambasada e Shqipërisë në Romë qëndron hapur për t’u mundësuar të gjitha shoqatave që kanë paraqitur kërkesë të tërheqin librat e mbërritur për shkollat shqipe. Romë, 30 shtator 2019 – Abetare, Fletore pune, Gjuha shqipe 2 dhe Gjuha shqipe 3. Rreth 4 mijë libra kanë mbërritur në Ambasadën e Shqipërisë nga Qendra […]
Në Cremona të Italisë fëmijët do të mësojnë për herë të parë shqip! Lajmin e ka dhënë Komuniteti Shqiptar i qytetit verior, i cili me anë të një njoftimi rrëfen se emri i shkollës ku do të mësohet gjuha amtare do të jetë “Mësonjëtorja” dhe se sot do të bëhet inaugurimi i saj në ambientet […]
Kalaja e Beratit vijon të mbetet atraksioni turistik i vizitorë të huaj edhe në këtë fund shtatori. Turistët e huaj kanë mbushur gjatë këtyre ditëve shtatori hapësirat kulturore në zbulim të historisë, arkitekturës dhe magjisë që ofron ky qytet. Kalaja e Beratit është një ndër pikat turistike e cila ka një numër vizitorësh që vjen […]
Bashkia Gjirokastër ka hapur aerodromin për aktivitetin më të madh sportiv të fluturimeve organizuar në këtë qytet. “GjiroAirShow, Albanian Coast Trip 9. Hapet Aerodromi për aktivitetin më të madh sportiv të fluturimeve organizuar ndonjëherë në Gjirokastër. Të apasionuarit pas këtij sporti për 3 ditë do të përjetojnë emocione të forta në fluturime dyshe,vericel,trike, paramotor show, […]
Teatri “Zihni Sako” i Gjirokastrës u prezantua me tragjikomedinë “Fqinjët” nga Ruzhdi Pulaha në skenën e festivalit të komedisë “KoKoFest” në Korçë. Me regji nga Milto Kutali vepra erdhi në skenë nga aktorë të njohur të teatrit, por dhe emra të rinj. Në role janë aktorët Kudret Alikaj, Liliana Kumbaro, Rrapo Kapurani, Dajana Nenaj, Alisa […]
Një event i muzikës elektronike në mjedis të hapur, përgjatë gjithë fundjavës! “Fundjavë në Park” sjell një eksperiencë të thjeshtë dhe një ndjesi minimaliste; artistet e muzikës elektronike në qytet, bar veror; brunch dhe piknik në natyrë; hapësira relaksi dhe kanotazh në liqen. ‘Fundjava në Park’ është një format muzikor i të mbledhurit së bashku […]
Banorët e fshatit Mërqi të Lezhës kremtuan Ditën e Martirizimit të Shën Gjon Pagëzuesit. Në këtë ditë u celebrua një meshë e veçantë pasi u bekua edhe këmbana e re, e dhuruar nga familja Pali. Pikërisht pas 7 vitesh, Kisha ku nga Papa Klementi i XI me 14 Janar 1703 u mblodh Kuvendi i Arbrit, […]