Vepra e Ismail Kadaresë shfaqje teatrale në Brazil

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Gjorgj Berisha, personazhi kryesor në librin “Prilli i Thyer” nga Ismail Kadare, ka folur këtë muaj në gjuhën e Brazilit.

Shfaqja ka për aktor kryesor Manoel Mesquita Junior ndërsa tregon edhe zhvillimet e Kanunit

“Është interesante se si, pa e kuptuar fare, shpesh funksionojmë lehtë drejt mosmarrëveshjes. Edhe pse një botë e tërë flet për dashurinë, tolerancën e vëllazërinë, veprimet janë gjithmonë të rregulluara instinktivisht drejt problemeve e mosmarrëveshjeve” tregon aktori kryesor i shfaqjes “Inimigo” – Armiku.

Prilli i thyer është një nga romanet më të shquara të shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare. I publikuar së pari në vitin 1980 në përmbledhjen “Gjakftohtësia”, ky libër që për temë ka besën, gjakmarrjen dhe kanunin në krahinat malore të Shqipërisë Veriore, është përkthyer dhe botuar në dhjetëra gjuhë dhe është filmuar disa herë. Personazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon Kanuni i pashkruar që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton.

Në Brazil ky libër është kthyer edhe në film, dhe mori titullin “Prapa Diellit”.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj