Filmi ‘Kësulat’ më 4 nëntor premierë në Londër

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

“Kësulat”, filmi i cili vjen nën regjinë e Alan M.Trow, pasqyrohet jeta e dy familjeve, shqiptare dhe asaj serbe, të cilat njihen prej kohësh dhe kanë fqinjësi të denjë, në një fshat Kosove. Lufta e vitit 1999 bëhet shkas i ndarjes së tyre.

Producenti i filmit Blerim Kaciu ka treguar se ky film është realizuar në Kosovë, në komunën e Podujevës, në fshatrat Pollog dhe Dumnicë kurse postproduksioni është bërë në Angli me bashkëpunim mes ekipit shqiptar dhe atij anglez.

Skenaristi Jimi Tihofsi ka treguar se zanafilla e projektit daton rreth 14 vite më parë, por projekti nuk ka arritur të realizohet deri tash për shkak të mungesës së fondeve, të cilat ishin refuzuar dy herë nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kasta e aktorëve përbëhet nga Selman Jusufi, Bislim Muçaj, Meli Qena, May-Linda Kosumoviç, Ismail Kasumi, Fatime Sefaj, Labinot Raçi. Edhe skenaristi Tihovsi ka një rol.

Ngjarja zhvillohet në një fshat të Kosovës, afër kufirit me Serbinë

Premiera në Londër vjen më datë 4 nëntor në Princesse Ann Cinema, at BAFTA, 195 Piccadilly, London, Ora: 19:30. Ndërsa këtë të shtunë, “Kësulat” vjen premierë në Kinemanë ABC duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë të shfaqet për një javë rresht në repertorin e rregullt të Kinemasë ABC, çdo ditë në ora 20:00.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.