Prezantimi i raportit “Lëviz për kopshtin tim”

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Shoqata “Together for Life” mbështetur nga Lëviz Albania, ju fton të merrni pjesë në akvitetin përmbyllës të projektit “Lëviz për Kopshtin Tim”.

Projekti është një inicitativë për monitorimin e infrastrukturës dhe investimeve të 44 kopshteve të Tiranës, me qëllim informimin e qytetarëve dhe medias për të nxitur përgjegjshmërinë dhe transparencën e pushtetit vendor për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në kopshtet e Bashkisë Tiranë.

Aktiviteti përmbyllës “Lëviz për Kopshtin Tim” ka për qëllim prezantimin e raportit mbi rezultatet e nxjerra nga proçesi i monitorimit, si dhe lobimimin për përfshirjen e rekomandimeve në agjendën e Këshillit Bashkiak.

Të ftuar do të jenë prindër, përfaqësues të Bordeve të Prindërve, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak, mjekë, psikologë, drejtues të kopshteve, përfaqësues nga institucionet që punojnë për arsimin parashkollor, si dhe deputetë të Tiranës. Takimi do të përcillet nga gazetarët që kanë qenë pjesë e projektit dhe do të reflektohet në disa media të shkruara, vizive dhe online.

Aktiviteti do të zhvillohet, ditën e martë, datë 17 Tetor 2017, ora 16 e 30 në sallën e Këshillit Bashkiak.

Pjesëmarrja juaj në këtë aktivitet konsiderohet nga “Together for Life” si një vlerë e shtuar për diskutimin dhe ndikimin në përmirësimin e situatës.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.