Del në ankand shtëpia e fundit e jetës së Picassos

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Një vilë në bregdetin francez, ku piktori Pablo Picasso kaloi vitet e fundit të jetës së tij do të dalë në ankand të enjten, episodi i radhës në rrugëtimin e pasurive të patundshme që Riviera Franceze ruan me fshehtësi, ku përzihen bukuria, njerëzit e famshëm dhe pasuri të mëdha.

Aktualisht e vlerësuar me 20,2 milionë euro, pronë e Mougins, pranë Kanës u ble në vitin 1961 nga mjeshtri spanjoll, i cili vdiq 12 vite më vonë më 8 prill 1973.

Pas vdekjes së tij, bashkëshortja e fundit Jacqueline Roque jetoi në këtë shtëpi deri në momentin e vetëvrasjes në 1986. Ishte vajza e tij, Catherine Hutin-Blay e lindur nga martesa e parë, e cila trashëgoi shtëpinë më pas e shiti për një shumë rreth 10 milionë euro.

Përpara Pablo Picassos, kjo shtëpi i përkiste familjes Guinness. Winston Churchill qëndronte rregullisht gjatë periudhës së pushimeve.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj