Shume zhurme per asgje

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

SHUME ZHURME PER ASGJE
Nga William Shakespeare
Perktheu: Alqi Kristo
Regjia : Carlo Sciaccaluga
Skenograf: Carlo Sciaccaluga
Kostumografe: Sofi Kara
As/regjisor: Ledian Gjeçi
Me aktoret: Myzafer Zifla, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga, Gjergj Mena, Endri Çela, Alban Musa, Frençeska Hysi, Esela Pysqyli, Ina Morinaj
Ka filluar nga 7 dhe 8 Tetori, çdo te Enjte, te Premte, te Shtune dhe te Diele ora 19:00 ne Teatrin Kombetar eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Femra ne nje bote meshkujsh, ose meshkuj ne nje bote te femrave. Perballja mes gjinive. Ne sfond te nje lufte lumturisht te fituar, ushtaret fisnike te Don Pjetrit te Aragones, ne kthim prej luftes, mberrijne zhurmshem ne shtepine e Leonatit, guvernatorit te Mesines. Bota mashkullore deperton dhunshem ne ate femerore : konfliktet dhe dashurite do te jene te pashmangshme. Ne boten “e forte” te meshkujve virtytet dominuese jane virtytet e meshkujve dominues : nderi, vlerat, vellazeria mes ushtaresh, nje vetendergjegjesim paksa i semure. Bota “e dobet” e femrave eshte viktime e bastisjes mashkullore ne rastin e Heros, vajzes se Leonatit, edukuar nga i jati per te qene ekskluzivisht grua, e cila akuzohet pa te drejte per tradheti bashkeshortore ; nderkohe te Beatricja, kusherira e saj, femrat gjenje nje perfaqesuese te seksit te tyre qe perdor mjeshterisht fjalet dhe intelektin per te krasitur armet mashkullore. Eshte nje komedi,e nuk eshte e nevojshme t’a themi, mbaron mire, por perplasjet jane te ashpra, dhe vetem fale vullnetit dhe inteligjences ngjarja nuk perfundon ne tragjedi. Nese qenia njerezore eshte e gatshme te ndryshoje idete apo ndjenjat e veta, dhe nuk i ngurteson ato verberisht, edhe fati me i trishte mund te shnderrohet ne gezim. Dhe kjo eshte ajo c’ka bejne Benediku dhe Beatricja, njeri misogjen cinik, tjetra beqare profesioniste, armiq te perbetuar te marteses por qe, perballe fatit te tmerrshem te dashurise mes dy me te rinjve Klaudit dhe Heros, zbulojne se dashurojne njeri tjetrin. Braktisin rolin qe vete e kishin krijuar, e qe prej te cilit ishin burgosur. Tema eshte e perjetshme : mashkulli ka nevoje per femren dhe anasjelltas. Kjo dihet. Dhe dihet sa e veshtire eshte ta gjejme njeri tjetrin. Por ajo c’ka Shakespeare na thote, ndoshta mbi te gjitha, ne kete komedi, eshte kjo : triumfi i qenies njerezore arrihet kur i besojme inteligjences, fantazise, lirise se mendimit praktik. Ngurtesia eshte vdekje, dakortesia me vetveten pertej limiteve eshte shpesh edhe shenje idiotesie. Ne fakt, tragjedia rrefen fatin e nje individi te paafte per te ndryshuar realitetin e tij, dhe arrin deri aty sa te shkaterroje vete boten ne te cilen jeton, ndersa komedia rrefen fatin e nje komuniteti qe, duke ndryshuar, e permireson jeten per gjeneratat e ardhshme.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.