Bibliografite Shkencore Online

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

“Bibliografitë shkencore – një shërbim i ri për afrimin e kërkimit shkencor më pranë përdoruesve. Bibliografia online e akad. Kristo Frashërit si model i procesit”

Pas rikonstruksionit të godinës së Librit Akademik, themelimit të çmimeve të mëdha shkencore vjetore kombëtare dhe krijimit të Akademisë së të Rinjve; në kuadër të përpjekjeve dhe nismave të saj për një hapje cilësore ndaj faktorëve që veprojnë në fushë të kërkimit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ofrohet tashmë edhe me bibliografitë online të anëtarëve të asamblesë së saj.

Përmes këtij shërbimi, që do të ofrohet për të gjithë të interesuarit, trashëgimia shkencore do të jetë shumë më pranë institucioneve dhe përdoruesve, lehtësirat e kërkimit do të jenë pakrahasimisht më të frytshme se më parë, mundësitë për këshillim e kërkim në distancë do të shumëfishohen dhe mendimi akademik do të trokasë në shtëpitë tuaja, në mjetet tuaja të komunikimit kudo që të jeni.

Bibliografia e akad. Kristo Frashërit është e para dhe modeli i kësaj nisme. Projekti do të vazhdojë në të ardhmen edhe me bibliografitë online të bashkëpunëtorëve të Akademisë së Shkencave.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.