Përvjetori i lindjes së biologes Sabiha Kasimatit

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Autoriteti per Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit te Shtetit ( AIDSSH) po shqyrton aplikimin e familjes Kasimati, ne lidhje me dokumentat e gjendura ne arkiven tone per te ndjeren Sabiha Kasimati, studiuese e nderuar e shkencave biologjike dhe viktime e nje procesi farse, ne vijim te te cilit u pushkatua bashke me nje grup intelektualesh te Tiranes. Historia e ‘bombes’ se Ambasades Sovjetike

Ne perpjekje per te promovuar te verteten, rehabilitimin e figurave te perndjekura nga komunizmi si dhe te edukimit qytetar si mision te institucionit tone, ne bashkepunim me Fakultetin e Shkencave te Natyres, eshte vendosur qe diten e lindjes se saj 15 shtator 2017, ora 10.00, te perkujtojme figuren e vepren e saj si dhe perndjekjen gjate diktatures, qe i kushtoi asaj jeten dhe mohimin e vepres per gjithe keto vjet.

Ne bashkepunim me Biblioteken Kombetare, do te ekspozohet vepra e botuar gjate aktivitetit te saj si studiuese. Ne bashkepunim me Ambasaden Italiane, do te ekspozohen punimet e saj gjate periudhes se studimit ne Universitetitn e Torinos ne Itali. Ne bashkepunim me familjen dhe studiues te saj, do te publikohen fakte e deshmi nga personaliteti i saj si intelektuale.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.