‘Përjetësisht Fëmijë’ i Lorena Sopit në Montecatini Intenational Short Film Fesival

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Filmi i shkurtër ‘Përjetësisht Fëmijë’ me skenar e regji të Lorena Sopit, është përzgjedhur në programin zyrtar të edicionit të e 68-të në Montecatini International Short Film Festival.

Nga një garë e jashtëzakonshme me më shumë se 12’000 konkurrues nga e gjithë bota, filmi ‘Përjetësisht Fëmijë’ i Lorena Sopit do të jetë përfaqësues i vetëm nga Kosova, kurse nga kjo garë e ashpër në programin zyrtar është përzgjedhur edhe filmi ‘Lost Exile’ i regjisorit shqiptar Fisnik Maxhuni i cili do ta përfaqësoj Zvicrën.

Montecatini International Short Film Festival, konsiderohet si njëri ndër festivalet më të vjetra dhe më të rëndësishme të filmit në Evropë, saktësisht festivali më i vjetër i filmit të shkurtër. Montecatini International Short Film Festival mbahet nga data 21 – 26 tetor në një ambient fascinant me shumë mysafir të ftuar dhe nën vëmendjen e madhe mediatike.

Festivali suportohet nga Regjioni i Toskanës dhe nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Italisë.

Javën e kaluar ky film i Lorena Sopit ka fituar çmimin e filmit të shkurtër më të mirë /Best Short/ në Edicionin veror të Hellfire Short Film Festival i cili është mbajtur në Kent të Mbretërisë së Bashkuar. ‘Përjetësisht Fëmijë’ deri më tani ka fituar nëntë çmime duke qenë pjesë e më shumë se 30 festivaleve ndërkombëtare.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.