Baleti Kombëtar i Kosovës, me premierë e monografi në 45 vjetorin e themelimit

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës këtë vit shënon 45 vjetorin e themelimit. Për këtë arsye data 21 shtator do ta gjejë Tetarin Kombëtar të Kosovës me një organizim të mrekullueshëm dhe një shfaqje të veçantë përgatitur nga Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës. Mbrëmja e 21 shtatorit do të sjellë para të pranishmëve edhe një monografi. Përgatitja e monografisë që i dedikohet tërësisht historisë së Baletit Kombëtar të Kosovës që nga fillimet e tij, vitit 1968 e deri më sot, i është besuar regjisorit Naser Shatrolli. Për këtë monografi janë mbledhur detaje të shumta, duke përfshirë këtu njerëzit që kanë punuar dhe kanë bashkëpunuar me baletin e Kosovës, për koreografët që kanë përgatitur shfaqjet e baletit, për balerinët e rinj, për festivalet e gjithçka tjetër. Monografia tashmë gjendet në shtyp dhe shumë shpejt pritet të jetë gati.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.