Lëvizja ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’ thërret atdhetarët për gdhendjen e Skënderbeut në shkëmbin e Matit

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Lëvizja ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’, e themeluar nga pasardhësit e Rilindasve, ka bërë mbrëmë një thirrje të veçantë, për një nismë që ka nisur kjo organizatë. Ajo u bën thirrje atdhetarëve shqiptarë që të mbështesin nismën e tyre, për të gdhendur në shkëmbin ballor në Mat, heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun dhe prelatët, Pal Engjëllin e Pjetër Budin në të dy anët e shkëmbit të dytë. “Është viti i Gjergj Kastriotit Lëvizja “Foleja Kombëtare Shqiptare” e themeluar nga pasardhësit e Rilindasve iu bën thirrje atdhetarëve shqiptarë, që të mbështesin nismën tonë, për të gdhendur në shkëmbin ballor në Mat, heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe prelatët, Pal Engjëlli e Pjetër Budi në të dy anët e shkëmbit të dytë. Pjetër Budi (1566 – 1622) – klerik, shkrimtar, humanist… nga Guri i Bardhë i Matit. Pal Engjëlli (1416 – 1470) – kardinal i Papës në Romë, Kryepeshkop i Durrësit, bashkëkohës i Gjergj Kastriotit, shkrimtar, humanist, diplomat… 555 vite më parë, më 8 nëntor 1462, me nismën dhe kryesimin e këtij prelati, u mbajt Sinodi apo Kuvendi i Parë i Arbërit pranë Manastirit të Skënderbeut në Mat (Shën Trinisë), në pragun e pushtimit të plotë të vendit nga pushtuesit osmanë”, shkruhet në facebook.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj