Filharmonia e Kosovës nis sezonin e ri më 1 Tetor

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Filharmonia e Kosovës ka nderin t’ju informojë se do të hap sezonin e ri më 1 tetor 2017 me një koncert i cili do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit. Jemi të nderuar që këtë koncert do ta dirigjojë Boian Videnoff http://www.boianvidenoff.com/ i cili kthehet në Prishtinë për herë të katërt dhe tashmë është shndërruar në një mik të FIlharmonisë së Kosovës. Po ashtu jemi jashtëzakonisht të entuziazmuar që bashkë me të do të kemi dy solistë mysafir të jashtëzakonshëm, pianisten Maria Meerovitch http://www.meerovitch.info/curriculum-vitae dhe trumbetistin më në zë të kohës, virtuozin Sergei Nakariakov https://en.wikipedia.org/wiki/Sergei_Nakariakov. Në program do të interpretohen vepra nga Haydn, Tchaikovsky dhe Brahms. Ju ftojmë që të rezervoni datën për të përjetuar një nga koncertet që do t’i mbani mend gjatë.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj