Ermonela Jaho me rolin kryesor të operës ‘La Traviata’ në Argjentinë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Me rolin kryesor të një prej operave më të famshme të Giuseppe Verdit, sopranoja shqiptare me nam botëror, Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e “Teatro Colón”.

Në një prej shtëpive më të mëdha operistike që ndodhet në Buenos Aires të Argjentinës, Jaho do të interpretojë rolin e Violetta Valery, personazhit kryesor të operës “La Traviata”.

Në uebfaqen zyrtare të “Teatro Colón” janë publikuar datat e shfaqjes së operës, bashkë me një përshkrim për të. Jaho do të ngjitet në skenën e shtëpisë operistike që është radhitur prej më të mirave në gjithë botën nga “National Geographic”, më 12, 15, 17 dhe 19 shtator.

“La Traviata” është një histori dashurie, ku bashkë me të vjen edhe sakrifica dhe keqkuptimet dhe konsiderohet si një prej operave më të njohura dhe vlerësohet për personazhet komplekse.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj