ZA Fest

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Në ditët më të nxehta të vitit, nga kurora më e lartë e natyrës shqiptare, do të kumbojë muzikë dhe rrëfenja nën hijen e malit!

Të shtunën 26 gusht, edicioni i parë i ZA Festival mbledh në Theth kantautorët më të mirë të muzikës shqip. Elina Duni, Shpat Deda dhe Vlashent Sata do të performojnë në të parin festival që i dedikohet trashgimisë natyrore të Alpeve Shqiptare.

Shpirti i ZA Festival është i gjithë thesari gojor i “Bjeshkëve të Nâmuna”. Në skenën e festivalit, aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj do të na rrëfejë gojëdhënat, tregimet, legjendat dhe përrallat e moçme, si trashgimia më e vyer e paraardhësve tanë në këto vise.

Ky festival premton të krijojë atmosferën e duhur për të shijuar traditën dhe natyrën e rrallë të Thethit. Një event që zhvesh nga harresa bukuritë e paçmuara të Alpeve.

ZA Festival, Theth, 26 gusht – Muzikë dhe rrëfenja nën hijen e malit.

Festivali do të zhvillohet pranë Kishës në Theth.
Hyrja është e lirë për të gjithë pjesëmarrësit.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.