Not dhe argetim tek Ujvara e Mirushës në Kosovë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Të gjithë ju që dashuroni hiking, notin dhe natyrën këtë të shtunë ju bëjmë me dije se Hiking Njeri do të organizojë këtë të Shtunë më 26 gusht do të organizojë ecjen e shkurtër për te liqenet dhe ujëvarat e Mirushës, përkatësisht te ujevarat e uleta nga 1-4.
Këtë herë Hiking Njeri – Kosova Hiking Trips ka deshirë qe t’ju lejoj më shumë kohë për freskim dhe pushim në krahasim me ecjet e zakonshme nëpër bjeshkë. Merrni veshjet për larje !

Nisja nga Prishtina dhe Ferizaji bëhet në orën 09:00 të mengjesit dhe kthimi nga ora 19:00.

Gjatësia e ecjes është rreth 5 km dhe vështirsia e ecjes deri te Mirusha është e lehtë. Pjesa ku ecet nga liqeni 1 deri te i 4-ti është ecje me vështirsi mesatare deri në të vështirë pasi nevoitet vigjilencë gjatë ecjes nëpër shkembinj dhe gurë.

Plani është të ecet deri te Liqeni i parë i Mirushës ku do të pushojmë rreth 30 – 45 minuta. Pastaj do të vazhdojmë te liqenet dhe ujëvarat e mësiperme. Ata që kanë deshirë të rrinë te liqeni dhe ujëvara e parë, mund ta kalojne ditën aty deri sa të kthehemi. Në afersi ka disa kafene që shërbejnë pije freskuese.

Këtë të Diele parashikohet të mbaje mot i ngrohte dhe i kthjellët

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber), 049 248 716 (viber), 044 205 236 (viber) çdo ditë deri te Premtën nga ora 10:00 deri në orën 21:00.

Nisja me autobus bëhet të Shtunën më 26 gusht në orën 09:00 të mengjesit para Lemontree (si çdo herë, para fushave të tenisit) në Prishtinë. Automjeti nga Ferizaji do të niset ne 09:00 te Viva Fresh / Jysk.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vete para nisjes, e paguan secili për vete.

Gjatë ecjes në gryken e Mirushës do te keni mundësi të shihni liqene, ujëvara, shpella. Gjatë pushimit mund të laheni në njërin nga liqenet.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.