A duhet të përdorni kremin mbrojtës të një viti më parë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Me siguri ju ka mbetur i pambaruar nga viti i kaluar kremi i mbrojtjes nga dielli.

Ndonjëherë nuk është e shëndetshme të përdoren vitin e ardhshëm. Ha kur mund ta përdorni.
Shikoni afatin e qëndrueshmërisë

Kremrat mbrojtës zvogëlojnë efektin pas tre vjetësh, mirëpo vetëm në rastet kur nuk i keni hapur. Shumica e produkteve përmbajnë konservanse të cilat do të ndikojnë edhe pas kalimit të afatit, mirëpo nuk do të kenë forcë të madhe mbrojtëse me rastin e ekspozimit në rreze të diellit, transmeton Telegrafi.
Mos i përdorni shishet e hapura
Nëse vitin e kaluar vetëm disa herë keni përdorur kremin tuaj me faktorin mbrojtës dhe nuk ua keni ekspozuar rrezeve të diellit dhe temperaturave të larta, mundenipa problem ta përdorni.

Nëse ka qëndruar në vend të nxehtë dhe të lagësht me muaj të tërë, hidheni poshtë – vapa mund të shkatërrojë përbërësit të cilët kanë funksionin mbrojtës nga rrezet e diellit. Do ta dini që preparati më nuk është i përdorshëm edhe nëse vëreni që ka ndryshuar ngjyrën ose është forcuar.

Vendi i përshtatshëm për ta ruajtur

Mbani preparatet për mbrojtje nga rrezet e diellit në vend të ftohtë dhe të errët – assesi në banjë ku ka lagështi dhe krijohet nxehtësi pas bërjes dush gjë që me siguri nuk janë kushte të përshtatshme.

Ju propozojmë që të vendosni kremrat në qese plastike me mbyllës dhe që t’i mbani në dollap.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.