Fshatin që u popullarizua përmes rrjetit social

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Turistët pushtojnë fshatin që u popullarizua përmes rrjetit social (Video)
Grupi i të rinjve që ishin në fshatin Lavertezzo pranë Milanos së Italisë, e kanë hedhur një video në rrjetin social që tregon për bukuritë e kësaj zone.

Kjo ka mjaftuar që shumë turistë ta vizitojnë fshatin piktoresk, nëpër të cilin rrjedh një lumë, teksa është i rrethuar me male të larta, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kjo nuk po u pëlqen aspak vendasve, që janë mësuar të bëjnë jetë të qetë dhe të mos bezdisen nga askush.

“Fshati ynë është bërë si një tualet publik, derisa të rinjtë shfaqen gjithkund të zhveshur”, ka thënë një banor lidhur me rastin.

Në fakt, kjo luginë që është një orë larg qytetit, nuk ka infrastrukturë dhe në mungesë të hoteleve, vizitorët po flenë në vetura dhe po e kryejnë nevojën ku po munden.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.