FOTO/ Dasma madhështore e Turit dhe Orindës

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Ishte një dasmë si në përralla, ajo e Turjanit dhe Orindës. Çdo gjë magjike, e organizuar nga Geraldina Sposa.

Një dasmë spektakolare për nga surprizat dhe të ftuarit artistë që performuan…por sigurisht që në qendër të saj ishin Turi dhe Orinda, që u emocionuan dhe dhuruan shumë emocione, por edhe u argëtuan duke kënduar e vallëzuar.

Plot këngëtarë të famshëm kënduan për Turin dhe Orindën. Që nga Aleksandër Gjoka, Ardit Gjebrea, Aurela Gaçe. Sigurisht që nuk mungoi as një këngë nga ana e Turit për Orindën, e cila u emocionua jashtë masë. Edhe shokët i bënë Turit një surprizë, padyshim një këngë vetëm për të siç i ka hije shoqërisë.

Pjsa më e bukur e dasmës ishin premtimet që Turi dhe Orinda i bënë njëri-jetrit.

Orinda:
“Turjani im, në momentin e parë që të kam parë nuk e kam menduar kurrë që ti do të bëhesh personi më i rëndësishëm i jetës sime. Këto 10 vite së bashku kanë qenë të mrekullueshme, Turjan Hyska. Unë rashë në dashuri me ty dhe shpejt besova se do të kishim të ardhme me njëri- tjetrin. U binda që ti do të ishe burri i jetës sime, për të cilin do të bëja gjithçka që marrëdhënia jonë të prekte përjetësinë.
Turjani im, ti e di sa shumë e emocionuar kam qenë unë gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk kam pasur kurrë frikëra dhe asnjë ndjenjë tjetër, përveçse lumturisë që ti më ke dhënë dhe kemi pasur gjatë gjithë kohës së bashku. Jam e lumtur shumë që sot po bëhem bashkëshortja jote dhe ti bashkëshorti im dhe do të punoj fort që kjo lumturi të zgjasë përjetësisht, edhe kur të kemi ato rroça poçat tanë që ne do t’i kemi të shumtë. Dhe kam shumë besim që ti do të jesh bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba i mrekullueshëm për fëmijët tanë. Të dua pafund tweety im, të dua pafund Turjani im.”

Turi:
“Mua nuk më pëlqen fare ideja që më duhet të bëj premtime. Se po e mendoja dhe më duket si punë, zotim që duhen mbajtur është si barrë që mendoj do më lodhë një ditë dhe duhet hequr. Ndërkohë, unë nuk lodhem së kujdesuri për ty, së jetuari çdo ditë me ty, gëzimet, mërzitë, çmenduritë, shpërthimet dhe në fund buzëqeshjen tënde çdo natë. Se, ne kemi një rregull të pashkruar, që çdo gjë që do ndodhë gjatë ditës, do ta zgjidhim se s’bën para se të flemë. Mund të premtoj çdo gjë dhe ti e di që unë do ta çoj deri në fund, por do të të them vetëm një gjë Orinda Huta: Gjithë jetën tënde do ta kaloj duke bërë më të mirën çdo sekondë, që sytë e tu mos ta humbasin shkëlqimin që unë e dua pafund. Shpesh njerëzit tremben nga e ardhmja por unë nuk trembem nga e ardhmja dhe e di pse s’kam frike? Sepse përtej kësaj që jam vetë dhe sigurive të mia, në krah kam një krijesë që për mua është magjike dhe që uroj shumë shpejt të jetë nëna e fëmijëve të mi. Dhe do e bëj një premtim meqë e do zakoni: Ne të dy do të jemi familja më e bukur në botë, “sepse kur ka dashni, çdo gjë është e mundur”.

Padyshim kjo ishte dasma e vitit. Urime çiftit…

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.