Së shpejti Edicioni i katërt i ‘Camp ‘n’ Hike’

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Organizata Hiking Njeri organizon edicionin e katërt të “Camp ‘n’ Hike” eventit për në Majën e Njerit 2658 m, e cila gjendet në vargmalet e Rudokës në Sharrin më jugor, afër fshatit Brod të Dragashit.

Ky edicion do të mbahet më 29 dhe 30 korrik.

Qëllimi i tij është njoftimi, shoqërimi dhe pushtimi i majës me të gjithë dashamirët e bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, përmes kësaj ngjarje Hiking Njeri ka për qëllim promovimin e bjeshkatarisë, popullarizimin e turizmit malor në Kosovë dhe bashkëpunimin regjional mes shoqatave bjeshkatare.

Të shtunën me 29 korrik do të formohet baza e kampingut para hotel Arxhenës në Brod, ku pjesëmarrësit do të kalojnë një ditë të bukur me aktivitete të ndryshme si lojëra, muzikë, shoqërim.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.