Konsumimi i alkoolit përmirëson memorien

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Shumicës së njerëzve u ka ndodhur të zgjohen në mëngjes pas një nate të shfrenuar në diskotekë me probleme të kujtesës – të shkaktuara pikërisht nga alkooli.
Prandaj, nuk është çudi se titulli mund t’ju befasojë – konsumimi i alkoolit faktikisht mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e kujtesës.

Sipas një studimi të ri nga Universiteti Exeter, njerëzit të cilët pinë alkool pas mësimit të informacioneve të ndryshme janë më të mirë në mbajtjen mend e asaj çfarë kanë mësuar.

Këtë konstatim e kanë arritur hulumtuesit pasi kanë kërkuar nga 88 njerëz të kryejnë eksperimente të ndryshme.

Sidoqoftë, hulumtuesit thonë se ky efekt i vogël pozitiv i konsumimit të alkoolit nuk do të thotë se i lë mënjanë efektet negative të kësaj substance, pasi që, siç dihet, alkooli sjellë shumë efekte të dëmshme në shëndetin mendor dhe fizik të njeriut.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.