Nis festivali ‘Teatri Ndryshe’

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Në sallën e Teatrit ‘Avdush Hasani’ në Podujevë, sonte nis rrugëtimin e nëntë Festivali Tradicional ‘Teatri Ndryshe’.

Festivali ‘Teatri Ndryshe’, i cili është nën përkujdesje të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, për pesë ditë me radhë, nga data 24 korrik deri më 28 korrik, në skenën e teatrit ‘Avdush Hasani’ do të sjellë shumë shfaqje të zhanreve të ndryshme.
Aktivitetet e festivalit fillojnë sonte prej orës 19:00 me ekspozitën ‘Promovimi i Trashëgimisë Kulturore’, e cila mbahet në oborrin e ‘Avdush Hasani’. Prej orës 20:00 bëhet hapja solemne nga nxënësit e shkollës së mesme së kitarës ‘Mirela’ në Podujevë. Ndërsa prej orës 20:30 do të jepet shfaqja e dramës ‘Muhamed Ali’ me autor dhe regjisor Naser Shatrolli.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.