Ansamblet ‘Shota’ dhe ‘Rugova’, dekorohen nga presidenti Nishani

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Presidenti Bujar Nishani, më 28 qershor 2017, miratoi edhe propozimin për dekorimin e ansamblit ‘Shota’, Prishtinë, me rastin e shënimit të 66-vjetorit të veprimtarisë së tij etnokulturore.

Ky ansambël afirmoi vlerat e mirëfillta kulturore kombëtare, siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta ekzotike, me të cilat është paraqitur në më se 50 shtete të ndryshme të botës, në të gjitha kontinentet. Sipas evidencës, gjatë kësaj periudhe mbi 60-vjeçare, ansambli “Shota” ka shfaqur mbi 7 500 koncerte në Kosovë, ish-Jugosllavi, Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi dhe Australi. Nga këto paraqitje, ‘Shota’, të shumtën e rasteve, është kthyer me kupa dhe diploma nderi, e ndër to edhe ”Gjerdani i Argjendtë” në festivalin ndërkombëtar të Dizhonit, në Francë. Ansambli kombëtar i këngëve dhe i valleve ”Shota”, me veprimtarinë e vet artistike bën pjesë në radhën e institucioneve me peshë të madhe për etnokulturën shqiptare.
Nga presidenti Nishani u dekorua me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ edhe Ansambli ‘Rugova’.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.