“First Step Film Festival”

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Përgjatë festivalit First Step Film në Tiranë, në kuadër të programit Youth Film Lab do të organizohet një punëtori për zhvillimin e skenarit të filmave të shkurtër, shkruan KultPlus. Kjo punëtori e cila do të mbahet gjatë datave 17-20 shtator, organizohet nga FSFF dhe European Short Pitch dhe do të udhëhiqet nga Wim Vakacner, drejtor i European Short Pitch.

“Nese je student i filmit, ose e ke përfunduar shkollën e filmit dhe ke një projekt për film të shkurtër, dhe të duhet ndihma e një eksperti për ta zhvilluar më tej skenarin tënd, atëherë apliko në YOUTH FILM LAB | SCRIPT DEVELOPMENT 2017. Aplikimi është i hapur dhe për kineastët e rinj shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia.” – thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Të interesuarit, mund të aplikojnë përmes email adresës workshop@firststepfilmfest.com duke dërguar këto të dhëna: Një sinopsis i shkurtër, CV + Filmografia (nëse keni realizuar më parë një projekt) dhe skenari i plotë. Kjo punëtori është pa pagesë dhe organizohet për kineastët e rinj shqiptarë.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.