Arilena Ara së shpejti me këngë të re në anglisht

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Këngëtarja Arilena Ara, ishte mysafire këtë të diele në emisionin “1 Kafe me Labin Summer”.

Vitin e kaluar ajo ka marrë pjesën në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Nëntori”, e cila ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në Evropë, transmeton Koha.net.
Ara gjatë bisedës zbuloi se kënga “Nëntori”, saktësisht remixi i saj i bërë nga Besmir Bajgora, është si kënga e parë në të gjitha top listat dhe chartet e më shumë se 34 vendeve të Evropës.

Gjithashtu, Arilena ka zbuluar se është duke punuar në një projekt të ri, këngë të re, e cila do të jetë në gjuhën angleze dhe do të titullohet “I’m Sorry”.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.