Ushtrime ideale për det dhe pishinë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Nuk jeni të detyruar të ndërprisni ushtrimet derisa jenë me pushime verore.

Gjunjët të mbledhur për stomak të fortë

Mblidhni këmbët dhe shtrini duart, tërhiqni këmbët drejt gjoksit dhe përqafojini me duar. Mbani në atë pozitë sa më gjatë që mundeni, pastaj lehtë lëshoni këmbët.

Përsëriteni këtë 12 deri në 16 herë në tri seri të këtyre ushtrimeve, të cilat forcojnë muskujt e barkut.

Ushtrimi për tërë trupin në cekësi

Hyni në cekëtinë, hapni këmbët sa më shumë që të mundeni dhe uji t’ju arrijë deri në shpatulla. Pastaj shtrini duart me shuplakë të kthyera poshtë dhe ngrini thembrat në drejtim të vitheve.

Duke e kthyer të thembrën në pozitën fillestare, ktheni duart në atë mënyrë që shuplakët të jenë të kthyera lart. Stërvitjen përsëriteni edhe me këmbën tjetër dhe do të bindeni se si trupi tendoset.

Boks në ujë për forcim të duarve

Qëndroni në hap të butë dhe merrni pozitë sikur jeni duke boksuar. Uji në pishinë apo në det do t duhej jetë deri te shpatullat në mënyrë që të krijojë rezistencë. Pastaj bëni lëvizje boksi, mirëpo me shuplakë të hapura.

Përsëriteni këtë ushtrim tri herë nga 30 sekonda. Në këtë mënyrë do të forcoi duart dhe muskujt e barkut.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.