Epika e yjeve të mëngjesit nga Rudi Erebara

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Epika e yjeve të mëngjesit – Rikthehen takimet e librit!
“Epika e yjeve të mëngjesit” është titulli i një pikture jete që na vjen përmes një romani i cili flet për imoralitetin e diktaturës, për kuadrin tronditës të një shoqërie të ndërsyer ndaj njëri-tjetrit ku familja dënonte njeriun dhe njeriu dënonte familjen, për kumtin e një të shkuare ku diktati mbyste çdo përpjekje për liri individuale, çdo tentative për ikje, qoftë ajo edhe nëpërmjet artit apo ëndrrave në beze. Duke ruajtur gjuhën dhe sistemin e mendimit të dyfishtë të personazheve të kohës, shkrimtari Rudi Erebara na fton (përveç të tjerash) të afrojmë në vëmendje atë që shpesh e anashkalojmë, mediokritetin e një ushtrie njerëzish që ka ushqyer diktaturën e injorancës.

Rudi Erebara ka lindur në Tiranë më 1971. Ka ndjekur Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve për pikturë. Ka botuar për herë të parë në vitin 1990 në gazetën “Zëri i Rinisë” një cikël poetik.

Vëllimin e parë e ka botuar në 1994, “Fillon pamja”, poezi. Romanin e parë, më 2010, “Vezët e thellëzave”.
Është vlerësuar me disa çmime për krijimtari dhe përkthime. Çmimin e përkthimit në 2013, për vëllimin poetik “Tek era kam shpëtimin”, A.R.Ammons, dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në panairin e librit. Çmimin e dhënë nga Akademia Kult, për përkthimin 2013 “Më e mira e botëve”, të Aldous Huxley dhe në 2015 për “Mobi Dik” të Herman Mellville. Romani “Epika e yjeve të mëngjesit” ka fituar çmimin Europian për Letërsinë 2017.

Mos e humbisni të shunën ora 18:00 tek Bulevardi Blu në Kamëz.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.