Festë-Panair “Udhët drejt historisë”

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Ekspozitë festive me muzikë e kostume tradicionale, tregtim të gjithë prodhimeve bio, guzhinës lokale apo bimë medicinale të rrethit Gjirokastër.
Këto ditë do ketë një ndërthurje të traditës së vjetër e asaj të re, ku përkrah artizanëve të vjetër edhe artistët e rinj me punimet të tyre në gur, metal, dru apo veshje tradicionale, pëlhura e arredo do shpalosin punët e tyre për turistët vendas e të huaj.
Arti figurativ e letrar i përfaqësuar me gjithë artistët vendas e të huaj, që kanë shkruar apo krijuar veprat e tyre për këtë zonë.

Filma që do shfaqen gjatë gjithë kohëzgjatjes së panairit, që flasin për historinë dhe zakonet e këtij vendi aq të pasur e të gjelbër.
Çdo shërbim i kuruar nga një ndër shoqëritë më të specializuara në këtë sektor.

Ky panair festiv e tradicional do te organizohet nga shoqata “ODAy” me mbeshtetjen e Bashkise Libohove, Bashkise Memaliaj, Hotel Çajupi dhe Ministria e Kultures.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.