Alpin Fest 2017

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Aktiviteti do të zhvillohet në Qendër të Valbonës, në afërsi të Bujtinës “Tradita” e familjes së Selimajave.

Alpin Fest Valbona është festë që bashkon të gjithë në mal dhe të gjithë për malin, e që tashmë po kthehet në një traditë ku në stinën më të bukur të vitit, Valbona bëhet një stacion i rëndësishëm takimi mes alpinistësh, bjeshkëtarësh, njërëzish pasionantë të sporteve që kanë lidhje me malin dhe natyrën nga të gjitha trevat mbarë kombëtare e jashtë saj per t’u takuar e zhvilluar aktivitete sportive me qëllim të socializimit dhe krijimit të lidhjeve të forta sportive e miqësore.
Por ndryshe nga vitet e kaluara, ne do të krenohemi sepse mes nesh do jenë ata që bënë histori për popullin tonë, ata që bënë Everestin, e kjo merit i takon Gruas Shqiptare, dhe në vecanti asaj Kosovare.

Me angazhimin e partnerëve tanë në këtë projekt, krahas antarëve të Shoqatës Dajti Alpino Turistik, kemi nderin që këtë aktivitet ta organizojmë së bashku me Shoqatën Bjeshketare Pashtriku nga Gjakova
Alpin Fest është një event tre ditor, në të cilin njerëz nga treva të ndryshme të Shqipërisë do të mblidhen së bashku për të festuar ditët alpine.

Bjeshketare/alpiniste dhe apasionante te sporteve natyrore ndajne mes tyre eksperiencat dhe aventurat e kaluara ndër vite, si per te shkembyer eksperiencat unike mes klubeve, shoqatave dhe njeri – tjetrit.

Festivali vjetor karakterizohet nga aktivitete të ndryshme, si ngjitje ne male, gara me mountain bike, motor cross, kacavarie alpine, muzikë live,
Sigurisht rendesi i japim promovimit te vlerave te klubeve e shoqatave duke shfaqur dokumentare per veprimtarite e tyre gjate 1 viti.
Por me e rendesishmia eshte bashkrendimi i sporteve te malit metranditen vendase ne agro – kulture e folk.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.