Letërsia & Komuniteti LGBT

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

“Letërsia & Komuniteti LGBT” është takimi i katërt në kuadër të “Klubit të librit për diversitetin”. Ky klub është një nismë e Botimeve Pegi (e mbështetur nga Ministria e Kulturës) dhe ka për qëllim t’i bëjë jehonë letërsisë “së angazhuar” duke e përdorur atë për të rrokur dhe dekonstruktuar fenomene të ndryshme shoqërore dhe politike.

Në këtë takim do të sillen në vëmendje dy romane ku personat LGBT dhe homoseksualizmi si fenomen përshkruhen në mënyrë të ndryshme, brenda sferës shqiptare dhe asaj të huaj. Të drejtat LGBT si të drejta themeltare njerëzore, diskriminimi i personave LGBT, dhuna dhe paragjykimi ndaj tyre, do të jenë në fokus nëpërmjet dy librave të përzgjedhur.

Literatura e sugjeruar si bazë diskutimi:

– “Ylber hëne” (Emmanuelle Pagano; përktheu Edmond Tupja)
– “Hide mbi kalldrëm” (Tom Kuka)

Të ftuar:

Elidjon Grembi (aktivist për të drejat LGBT pranë Aleancës LGBT, Tiranë)
– Kejda Jahja (aktiviste për të drejtat LGBT pranë Aleancës LGBT, Tiranë)

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.