Jepi jetë ideve

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

ABG është kursi i parë i sipërmarrjes në Tiranë vetëm për të rinj 15-21 vjeç që të kthejnë idetë e tyre në kompani ose biznese të suksesshme. Kohëzgjatja e këtij kursi është 8 ditë.
Aplikantët e përzgjedhur do krijojnë skuadrat e tyre në bazë të roleve të një nisme sipërmarrjeje dhe interesave të përbashkëta. Secila skuadër do të përftojë trajtimin e duhur për nisjen e një sipërmarrjeje.
Kurrikula e përdorur është e bazuar në përvoja nga MIT Launch Clubs dhe përshtatja për mjedis real nga përvoja me Kokomo Entrepreneurs.
Të gjithë gjimnazistët e Tiranës janë të ftuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ABG deri më 25 Maj. ABG është një eksperiencë e vlefshme dhe për këdo me anë të përvojës së punës në grup, projekteve të pavarura, dhe aktivizimit në shoqëri.
Lista e fundit e aplikantëve fitues publikohet javën e fundit të Majit.
Në fund të kursit do shpërndahen certifikata për të gjithë pjesëmarrësit. Skuadra fituese do të përftojë mbështetje strategjike të mëtejshme për projekti e tyre.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj