Gramshi, destinacioni i kësaj vere

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Kjo bukuri ndodhet pranë Tiranës, me një rrugë automobilistike që ke dëshirë të udhëtosh, me një peizazh natyrorë rreth saj që të befason me gjelbërimin dhe bukuritë natyrore dhe kur kalon Cërrikun, fillon vërtet ajo që ju kërkoni.

Përball të shfaqet diga e madhe e hidrocentralit të Banjës me liqenin madhështor me ujërat e pastër mes dy faqeve malore.
Nga Diga deri në qytetin e Gramshit, ka mjaftë pika çlodhjeje mes një natyre të veçantë.

Ka lokale, kampingje të ngritur nga turist endacak që preferojnë ta kalojnë natën në natyrë, por mbi të gjitha ndesh dhe me derdhje lumenjsh që zbresin nga mallet lindore të liqenit dhe derdhen në të.
Midis tyre është dhe lumi Holta, një nga perlat e bukurisë natyrore të vendit tonë me kanionet e tij të mrekullueshëm, që e nis shtrirjen e tij nga fshati Bardhan deri në fshatin Kobash me gjatësi rreth 3 km, ndërsa shpatet e luginës ngjiten lartë deri në i 100 – 150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m.
Në shpatet e thepisura në rrjedhën e këtij lumi, gjenden shumë shpella karstike që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive.

Kanionet e lumit të Holtës, vizitohen duke u nisur nga Gramshi-Bardhan-Kabash, një rrugë e vështirë për makinat me një gjatësi rreth 18 km.

Patjetër duhet ta vizitoni këtë kanion.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.