Katër plazhet më të ndotura në Shqipëri

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Plazhet që janë konsideruar si më problematikët janë: Plazhi i Zvërnecit, duke saktësuar më së shumti vetëm pjesën pranë Petroliferës, Plazhi i Vjetër, zona pranë Akademisë së Marinës dhe Plazhi i Ri.

Sipas të dhënave, në përfundim të monitorimit të ujërave detare ndërmarrë nga Drejtoria e Shëndetit Publik, Plazhi i Vjetër dhe ai në afërsi të Portit të Petroliferës vijojnë të listohen ndër zonat më të ndotura. Ndotja në to është mbi nivelin e lejuar. Në bazë të një raporti të Drejtorisë së Shëndetit Publik, konfirmohet se problematikat kanë qenë prezente edhe gjatë viteve të shkuara.

Shkaku kryesor i ndotjes sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik supozohet të jetë ndotja e krijuar nga Petrolifera.

Gjithashtu ndër plazhet e ndotura listohen edhe ato që shtrihen nga Skela deri tek Uji i Ftohtë.

Duhet theksuar se edhe më herët këto plazhe janë listuar në hartat e plazheve të ndotura në Shqipëri në një raport të Institutit të Shëndetit Publik.
Drejtoria e Shëndetit Publik konfirmon se gjatë muajit qershor pritet të ketë sërish monitorim të ujit të detit në këto zona, për të parë nëse ka përmirësim të cilësisë së ujit apo jo.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.