Përse disa këngë na ngelin në mendje

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Të gjithë ne e kemi përjetuar sindromën e këngës së fundit. E dëgjojmëdisa herë, deri sa kënga na ngel në mendje dhe nuk dimë se si ta heqim që aty.

Hulumtuesit e Universitetit Durham tregojnë se disa këngë kanë më shumë mundësi të qëndrojnë me ne duke u bazuar në përmbajtjen e tyre melodike.

Rreth 90 % e njerëzve e përjetojnë këtë dukuri të paktën një herë në javë – disa më shpesh se të tjerët – por zakonisht ndodh kur truri nuk është aq i aktivizuar, siç mund të jetë rasti kur jeni duke bërë dush, duke ecur apo duke i kryer punët e shtëpisë.

Në studimin e publikuar në Psychology of Aesthetics, Creativity and the Arts, hulumtuesit kanë identifikuar tri karakteristika të cilat e shkaktojnë këtë dukuri: ritmi, forma e melodisë dhe intervalet unike.

Sa i përket ritmit, këngët që ngecin në mendje janë më të shpejta në tempo dhe kanë ritëm më të kapshëm për njerëzit. Ndërsa sa i përket formës së melodisë, këngët të cilat janë të thjeshta në strukturë, por që posedojnë ritëm janë më të lehta për të ngecur në mendje.

Për marrjen e këtyre të dhënave hulumtuesit kanë përdorur një anketim online për t’i pyetur 3,000 njerëz për këngët e fundit të cilat u kanë ngecur në mendje.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.